TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Fushatat

Arkiva

MasterCard pranohet në POS terminalet dhe ATM të bankës TEB Sh.A.

MasterCard pranohet në POS terminalet dhe ATM të bankës TEB Sh.A.

Banka TEB Sh.A. është lidere në rrjetin e shitjeve të tregtareve me POS Terminale, që ofron një vëmendje të veçantë ndaj klientëve të saj, këtë herë sjell edhe diçka të re për të gjithë klientët e bankës.

Tani për lehtësim të shërbimit ndaj tyre, kartelat e MasterCard pranohen në POS terminalet dhe ATM të bankës TEB Sh.A.. Me mbi 4000 pika të POS terminaleve dhe 80 ATM të bankës TEB, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në lehtësimin e kryerjes së blerjeve dhe transaksioneve të ndryshme.
MasterCard me shtrirje globale është një sistem efikas i pagesave të pranuara gjithandej nëpër botë, dhe si e tillë mban primatin e të qenit njëra ndër sistemet lidere në rang global.
Banka TEB vazhdon të ketë si synim kryesor ngritjen e nivelit të shërbimeve ndaj klientëve të saj, dhe beson fuqishëm në vlerat e shërbimeve të cilat vazhdon duke i zgjeruar në vazhdimësi për t’i bërë klientët sa më të kënaqur me këto shërbime, por njëkohësisht edhe duke ofruar shërbime të niveleve më të avancuara të tregut bankar.
Ne kujdesemi që klientët tanë të marrin shërbimin sa më profesional që e meritojnë, pasi ne besojmë në vlerat e shërbimeve inovative dhe të domosdoshme në sektorin bankar.
TEB- Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA