TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Fushatat

Arkiva

Kthehet “Kredia e gjelbër” për klientët individual në Bankën TEB

Kthehet “Kredia e gjelbër” për klientët individual në Bankën TEB

Ndërroni dritaret, fasadën termike, kulmin apo realizoni projekt tjetër për rritjen e efikasitetit dhe kursimin e energjisë në amvisëri dhe përfitoni grant deri në 20 % të shumës së kredisë.

Kredia e Gjelbër është një produkt unik në treg që ju ofrohet klientëve individual në bashkëpunim me BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim).

Aplikuesit e kësaj kredie kanë mundësi që pas plotësimit të kushteve të caktuara me rastin e ndërtimit dhe renovimit në kuadër të rritjes së efikasitit të energjisë, të vendosura nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), të përfitojnë grant deri 20 % të shumës së kredisë.
Nëse kredia është e destinuar vetëm për një produkt, atëherë klienti përfiton grant 15 % të vlerës së kredisë, ndërsa në rast të destinimit për dy apo më shumë produkte që kontribuojnë në rritjen e efikasitit të energjisë atëherë granti do të jetë në vlerën e 20 % të kredisë. Pasi që klienti ka kryer invesimin dhe ka dëshmuar me fatura të rregullta se i ka plotësuar kushtet e përcaktuara, atëherë brenda një periudhe një mujore përfundon verifikimi i investimit dhe shuma e përfituar nga granti do të transferohet në llogarinë bankare të kredimarrësit.

Shembulli 1: Në rast se klienti merr një kredi të gjelbër vetëm për ndërrimin e dritareve të shtëpisë apo banesës, sipas standarteve të BERZH që konsistojnë në rritjen e kursimit të energjisë, në vlerë prej 4,000 Euro atëherë klienti përfiton grant në 15 % të vlerës apo 600 Euro.

Shembulli 2: Në rast se klienti merr një kredi të gjelbër për ndërrimin e dritareve dhe izolimin e mureve të shtëpisë apo banesës, sipas standarteve të BERZH që konsistojnë në rritjen e kursimit të energjisë, në vlerën prej 10,000 Euro, atëherë klienti përfiton grant në vlerën e 20 % të kredisë apo 2,000 Euro.

Për secilën kredi të ndarë Banka TEB në bashkëpunim me kredimarrësit do të mbjell nga një fidan në qytetin e tyre.
Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) është program i krijuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. GEFF mbështetet nga grantet e Unionit Europian, për financimin e stimujve financiarë si dhe nga donatorët e tjerë, Ministria Federale e Financave të Austrisë dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor.
Për të mësuar më shumë se cilat teknologji janë të pranueshme, vizitoni Selektorin e Teknologjisë https://ebrdgeff.com/kosovo/al/ dhe aty janë të gjitha informatat e nevojshme për hapat që duhet të ndërmerren.

Për më shumë detaje rreth aplikimit ju ftojmë të vizitoni njërën ndër degët e bankës TEB Sh.A. duke filluar nga 1 marsi.
TEB Bankë për një botë në lëvizje.

 


© TEB ShA