TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Fushatat

Arkiva

Përkrahja e femrave ndërmarrëse

Përkrahja e femrave ndërmarrëse

Sot, me rastin e 8 marsit , ditës së gruas, banka TEB në bashkëpunim me Swisscontact organizuan një konferencë për media ku me këtë rast nënshkruan marrëveshjen për lansimin e programit të ri i cili ju ofron femrave ndërrmarrëse mundësi të fillojnë dhe zhvillojnë bizneset e tyre.

Expired: 04/04/2016

Duke pasur parasysh barrierat me të cilat ballafaqohen femrat ndërrmarrëse në Kosovë dhe fazat me të cilat kalon një biznes fillestar, banka TEB synon t’i përkrah femrat ndërrmarrëse duke ofruar kredi deri në 3,000 € për biznese fillestare me 0% normë të interesit, 0% ndalesë administrative dhe 0% normë efektive te interesit.

Banka TEB beson se idetë e vlefshme për biznes meritojnë përkrahje. Organizimi i kësaj ngjarje në bashkëpunim me Swisscontact e dëshmoi gatishmërinë e tyre për zhvillimin e shoqërisë kosovare me anë të këtij program dhe programeve tjera në vijim.

Në këtë konferencë morën pjesë: Arton Celina –  Zëvendës Drejtori Menaxhues i TEB-it, Sigrid Meijer – Menaxhere e Projektit dhe Artan Sadiku – Kryesues i Divisionit të Bizneseve të Vogla dhe të Mesme në TEB.

Z. Celina, theksoi se banka TEB qëndron gjithmonë përkrah femrave ndërrmarrëse dhe me anë të produkteve dhe shërbimeve që banka TEB ofron synojnë të zvogëlojnë barrierat me të cilat ballafaqohen bizneset fillestare.

Kjo përkrahje në bashkëpunim me Swisscontact synon rritjen e numrit të biznesit të femrave, rritjen e shërbimeve shtesë permes produkteve bankare, identifikimin e barrierave që femrat ndërrmarrëse përballen në botën e biznesit dhe ofrimin e këshillave juridike për bashkëpronësi.

Banka TEB, vazhdon të jetë njëra nga përkrahëset më të devotshme të shoqërisë kosovare, duke u fokusuar në zhvillimin dhe ofrimin e mundësive dhe programeve të ndryshme për zhvillimin e shoqërisë kosovare.


© TEB ShA