TEB Stars

e-Banking Login

Individual Biznes

e-Banking Login

Individual Biznes


Fushatat

Arkiva

ATM Top Up – Mundësi e re nga TEB Sh.A.

ATM Top Up – Mundësi e re nga TEB Sh.A.

Banka TEB Sh.A. ofron mundësinë e re për klientët e saj të quajtur ATM Top–Up, përmes të cilës ju mund të mbushni telefonin tuaj në të gjithë bankomatët (ATM) e bankës TEB në tërë Kosovën.

Ky shërbim do të jetë në dispozicion për të gjithë numrat prepaid (me parapagim) të operatorëve, Vala dhe Ipko.
Pagesat e Top-up mbushjeve për telefonin tuaj mund të bëhen përmes llogarisë me të gjitha debit kartelat individuale dhe të biznesit, si dhe të gjitha kredit kartelat individuale e të biznesit.
Si funksionon shërbimi: 
Pasi të vendosni kartelën tuaj (Debit – ku mbushja aplikohet nga bilanci i llogarisë, apo Credit – ku mbushja aplikohet nga limiti i kredit kartelës) në ATM paraqiten opsionet e shërbimeve në ekran dhe zgjedhni opsionin Top-Up. Pastaj ju paraqiten operatorët, zgjedhni operatorin tuaj, Vala ose Ipko dhe shkruani numrin mobil ku dëshironi të pranoni mbushjen.
Pasi të keni shtypur numrin do të paraqiten shumat që janë në dispozicion për mbushje dhe zgjedhni njërën nga gjashtë opsionet e paraqitura (1, 2, 3, 5, 10 dhe 20 Euro). Pas zgjedhjes së shumës për mbushje do të paraqiten të dhënat: numri, mbushja dhe tarifa. Në këtë rast nëse çdo gjë është në rregull me të dhënat e paraqitura shtypni Aprovo dhe do të pranoni konfirmimin se transaksioni juaj është kompletuar.

TEB Bankë për një botë në lëvizje.


© TEB ShA