Rreth Nesh

TEB Sh. A. Në Kosovë është pjesë e grupit më të madh bankarë në Eurozonë.

Partneri BNP Paribas sipas revistes prestigjioze amerikane Forbes është Banka më e madhe në eurozonë dhe e pesta në tërë botën. Partneri tjetër TEB është një ndër institucionet më të vjetra dhe më të fuqishme financiare në Turqi.

Këto dy emra të fuqishëm në nivel global ofrojnë siguri dhe besueshmëri për secilin Kosovar dhe mjetet e tyre.

TEB Joint Venture BNP Paribas në Kosovë ka filluar punën më 2 Janar, 2008.

Për më pak se një vit TEB joint venture BNP Paribas është shtrirë në tërë Kosovën dhe ka lansuar më shumë se 30 produkte të ndryshme. Gjithashtu banka ka arritur që të krijojë një bazë të qëndrueshme të klientëve si nga sektori i biznesit ashtu edhe nga sektori privat.

Banka jonë është e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve bankare të kualitetit të lartë duke ja plotësuar nevojat individuale të secilit klient.

BNP Paribas në nivelin botërorë ka preferuar që të zgjërohet duke hyrë në marrëdhënie të bashkëpronësisë me banka prestigjioze lokale dhe rajonale. Bashkimi i TEB me BNP Paribas është bërë në vitin 2005 dhe secila nga këto dy banka prestigjioze posedon 50 për qind të kapitalit themelor prej 15 milion euro.

Nëpërmes bashkëpronësisë me banka të ndryshme Grupi BNP Paribas është prezent në më shumë se 85 shtete, me më shumë se 168,000 punëtor, përfshirë këtu 129,500 në Evropë dhe mbi 350 në Kosovë.

 

 

 

 

 

 

ballina | për ne