Banka TEB përkrah lansimin evenimentit mbi ditën e grave sipërmarrëse të Kosovës (WED)
 
Banka TEB përkrah Javën Globale të Ndërmarrësisë
 
Blej me Starcard gjatë muajit djetor, paguaj në muajin mars, pa kamatë!
 
Blej me Starcard gjatë muajit nëntor, paguaj në muajin shkurt, pa kamatë!
Pagesa e Faturave me Starcard
05/07/2012
Për herë të parë në Kosovë, Banka TEB ju mundëson t’i kryeni pagesat e të gjitha faturave në degët e TEB-it me Starcard me këste.
 

Për herë të parë në Kosovë, Banka TEB ju mundëson t’i kryeni pagesat e të gjitha faturave në degët e TEB-it me Starcard me këste.

Përmes konceptit kreativ dhe inovativ të zhvillimit të produkteve, Banka TEB ka lansuar shërbimin e pagesës së të gjitha faturave të institucioneve publike dhe institucioneve tjera me Starcard me këste në të gjitha degët e TEB-it.

Me daljen e këtij shërbimi në treg, institucionet publike dhe ato të tjerat, sigurojnë të ardhura shtesë të cilat u ndihmojnë atyre që të kenë stabilitet më të madh financiar.
Përveç kësaj, klientët janë ata që përfitojnë më së shumti duke pasur mundësinë që të lehtësojnë pagesat e tyre duke i ndarë në këste, si dhe të kursenjë kohën duke i paguar të gjitha në një vend, në TEB.

Me këtë shërbim, ju mund të paguani fatura të ndryshme si ato të KEK-ut, Telefonit, Taksat, Ujësjellësin, Regjistrimin e veturës, Kompanitë e sigurimit, Pagesat doganore, Gjobat në trafik si dhe të gjitha faturat tjera.

Pagesa e faturave mund të bëhet në dy mënyra:

1. Pagesa e faturave me një transaksion:
    - Këto pagesa mund të bëhen në arkat e Bankës TEB me 0€ komision (ofertë promocionale që vlen për vetëm 2 muaj, deri me 25 Gusht, 2012).
    - 0€ komision do të aplikohet vetëm për Institucionet Publike si Kek-u, TK, Ujësjellësi etj.

Ndërsa për pagesat e faturave për institucionet tjera (doganat, kompanitë e sigurimit, gjobat në trafik, studimet etj), tarifat do të aplikohen njejtë sikurse tarifat e tanishme që paguhen për kryerjen e pagesës së faturave për këto institucione (për disa institucione janë: 0.5€, 0.7€ ose 1.00€ për transaksion).

2. Pagesa e faturave me 2 ose 3 këste:
    - Këto pagesa mund të bëhen në arkat e Bankës TEB me tarifë 2% ose minimum 2€ (në çmim është e përfshirë edhe tarifa e Institucioneve përkatëse).

Tani, të gjitha pagesat e faturave mund t’i kryeni në një vend të vetëm,
në Bankën TEB.

< Kthehu Prapa
Ballina | Për Ne
TEB SH.A. merr pjesë detyrueshëm në Fondin për Sigurimin e Depozitave të Republikës Kosovës