Tani e-banking nga TEB gjithashtu ofron shërbimin unik të pagesës së TVSH-së, që paraqet një lehtësim të madh për bizneset në Kosovë. Banka TEB ofron shërbimin e-banking për disa vite dhe ky shërbim mundëson që nëpërmes internetit klientët të kenë degën e bankës TEB në kompjuterin e tyre, duke u ofruar shumicën e shërbimeve bankare falas dhe shpejtë.
Banka TEB ka filluar të ofroj shërbim unik në platformën e-banking duke ju mundësuar pagesën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga komfori i kompjuterit, kudo dhe kurdo. Pas deklarimit elektronik të tatimit klienti paguan TVSH-në përmes e-banking, duke kursyer kohën dhe shpenzimet.
Nga TEB e-banking klienti gjithashtu mund të kontrolloj gjendjen e llogarive, realizon transaksione të ndryshme, menaxhon kartelën Starcard, dhe shumë shërbime tjera pa pasur nevojë të vizitohet ndonjëra nga degët. |