Biznes Starcard është kartelë kredie e dizajnuar për të përkrahur bizneset në blerjen e produkteve dhe shërbimeve për nevojat e biznesit “me këste, pa kamatë”. Kjo kartelë është e çertifikuar nga VISA që mundëson blerje në Kosovë dhe në vendet ndërkombëtare dhe si e tillë posedon edhe shumë funksione tjera siç janë: blerjet me një transaksion, blerje me këste pa kamatë, përfitimi i Bonusit në çdo transaksion, blerjet në internet, dhe shumë shërbime të tjera. Starcard mundëson edhe tërheqjen e keshit nga bankomatet e bankës TEB sipas limiteve ditore të përcaktuara paraprakisht nga banka. |